2015-12-10 17:49:00

Gjatë Jubileut, shtyhen të gjitha vizitat e Papës në Itali


Sot paradite, gjatë një konference shtypi mbajtur në Milano, kardinali Angelo Scola njoftoi se kishte marrë një komunikim nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit, sipas të cilit, për shkak të dendësimit të madh të angazhimeve për Jubileun, Papa mendon t’i shtyjë vizitat baritore në Itali.  Si pasojë, vizita baritore në Milano, e programuar dhe e njoftuar për  datën 7 maj 2016, do të shtyhet për vitin 2017. 








All the contents on this site are copyrighted ©.