2015-12-04 14:07:00

Paqja në Mindanao në bisedimet e Papës me presidentin e Filipineve


Papa Françesku priti Presidentin e Republikës së Filipineve, Benigno S. Aquino III, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga imzot Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton Salla vatikanase e Shtypit - u fol kryesisht për dialogun ndërmjet palëve, që përbëjnë shoqërinë filipinase si dhe për ndihmesën e Kishës katolike në jetën e vendit. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të paqes në Mindanao, me shpresë se angazhimi i të dyja palëve  do të mund të garantojë paqen e qëndrueshme për këtë rajon. Në vijim të bisedimeve, u shkëmbyen edhe opinione për situatën ndërkombëtare e atë rajonale, e, sidomos, për çështjen e ndryshimeve klimaterike dhe Konferencën COP21, që vijon në Paris.








All the contents on this site are copyrighted ©.