2015-12-04 13:38:00

Papa inkurajon Këshillin e Ekonomisë: rol qendror për reformën


Papa mori pjesë, dje pasdite, në takimin e Këshillit për Ekonominë. Ati i Shenjtë shpjegoi se arsyeja e kësaj vizite ishte për t’i inkurajuar e për t’i falënderuar personalisht anëtarët e Këshillit, lidhur me rolin qendror që janë të thirrur të luajnë në fushën e vigjilencës së strukturave financiare dhe administrative të Selisë së Shenjtë. Përveç kësaj, Papa konfirmoi edhe rolin qendror të Këshillit në punën për reformën, me të cilën merret personalisht.

Kardinali Reinhard Marx, koordinator i Këshillit, e falënderoi nga zemra për praninë e tij në takim, duke pohuar edhe impenjimin e tij të plotë në realizimin e reformës financiaree dhe administrative, nisur nga Françesku. Që nga themelimi i tij, Këshilli nuk ka kursyer kohë, as energji, në vlerësimin, e sidomos, në realizimin e mundshëm të masave, me synim transparencën dhe drejtimin më të frytshëm të burimeve materiale të  Selisë së Shenjtë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.