2015-12-04 15:31:00

Lutje: O Zot, s’jam ende gati!


Për të dielën e Ardhjes:

S’jam ende gati për të bërë mirë,

e duhet të bëj mirë.

 

S’jam ende gati për të kuptuar

nevojat e të tjerëve.

S’jam gati ta ndajë

atë që kam, me ke s’ ka gjë prej gjëje.

 

S’jam gati as

vendin t’ia lëshoj në autobuz,

një plaku këputë në këmbë.

Gati nuk jam për të mos e shpërdoruar,

gjënë e bashkësisë.

 

O Zot!

Jam për të ardhur keq: gaboj në gjithçka.

Sot, në këtë kohë të Ardhjes,

në shkund, o Zot, më shkund fort

që gjumi të më dalë

e të kuptoj se s’duhet ta pres gjithçka prej të tjerëve

duarkryq, pa bërë gjithçka që mundem

për të mirën e gjithkujt!

 

Nuk dua më në asnjë mënyrë

të jem njeri

që rron për të mbytur kohën,

me zemrën zhytur në kotësi

që njerëzit i lodhë me mërzitjen e tij!








All the contents on this site are copyrighted ©.