2015-12-02 16:46:00

Drejt jubileut. Në Vatikan përurohet qendra e pritjes së shtegtarëve dhe media center


Zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kryeipeshkvi Angelo Becciu, ka përuruar e bekuar qendrën për pritjen e shtegtarëve dhe për media center. Prerja e shiritit bardhë e verdhë me ngjyrat e Vatikanit u bë të martën më 1 dhjetor, në portën e madhe të hyrjes në rrugën Conciliazione n. 7. Qendra e pritjes për shtegtarët dhe media center gjenden brenda pallatit të Shën Piut X, në Romë në rrugën Conciliazione n.7. Qendra e pritjes do të jetë hapur nga e hëna deri të dielë, nga ora 7,30 deri në ora 18,30, për tërë kohën e zgjatjes së Vitit të Shenjtë.

Në ceremoninë e përurimit dhe të bekimit morën pjesë kryeipeshkvijtë Rino Fisichella, José Octavio Ruiz Arenas, Franz-Peter Tebartz-van Elst, e mons. Graham Bell, respektivisht, presidentë, sekretarë e delegatë për katekizëm, e zëvendës sekretarë të Këshillit Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri. Po kështu ishin të pranishëm edhe mons Lucio Adrian Ruiz, sekretar i Sekretarisë së Vatikanit për Komunikim, e Angelo Scelzo, zëvendës drejtor i Sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë për akreditimin e gazetarëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.