2015-11-28 16:28:00

Thirrja e Papës për të mos i harruar të varfërit: Krishti është në atë, që vuan!


Pas takimit me të rinjtë, Papa shkoi në Shtëpinë e Bamirësisë në Nalukolongo, ku strehohen e ndihmohen rreth njëqind të varfër të çdo feje e moshe. Qendra u themelua më 1978 nga kardinali Nsubuga.

Edhe një herë Papa Françesku i hapi krahët për të përqafuar të varfërit e të fundmit. Në Shtëpinë e bamirësisë, që çohet në heshtje përpara nga Motrat e Samaritanit të Mirë, ka edhe njerëz të sëmurë nga Sida, të rinj e pleq, që gjejnë këtu kujdes e dashuri. "Këtu - tha Papa - ndjehet prania e Jezusit, sepse Ai është gjithnjë, atje ku janë të varfërit”.

Ungjilli na  urdhëron të dalim drejt periferive të shoqërisë - nënvizoi me forcë - e ta gjejmë  Krishtin në njeriun e vuajtur e në atë, që ka nevojë për ne. Zoti na thotë, me fjalë të prera, se do të na gjykojë për këtë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.