17 shkurt 1879: Atë Lourdel dhe vëllai Armans, të parët nga 5 etërit e bardhë, ardhur nga Tanganika (sot Tanzania), arrijnë në Entebbe.
1882 Tërheqja e përkohshme e misionarëve për tre vjet, ndërsa besimtarët laikë çojnë përpara ungjillëzimin e bashkëkombasve të tyre
1885 Nis persekutimi i të krishterëve, që çon në martirizim 22 katolikë, të lumnuar në vitin 1920 e të shenjtëruar më 1964.
1894 Arritja e misionarëve të Shoqërisë së Shën Jozefit të Mil Hill.
1908 Themelimi i Kongregatës së parë të motrave afrikane, Banabikira e Masakës
1910 Arritja e Misionarëve Kombonianë, të cilëve u besohet Afrika Veriore.
1923 Ngritja e Prefekturës Apostolike të Nilit Ekuadorial (veri i Ugandës), besuar Kombonianëve
1927 Themelimi i Kongregatës së vëllezërve afrikanë, Banakaroli i Masakës.
1939 Shugurimi i imzot Kiwanuka, i pari ipeshkëv afrikan.
1953 Themelimi i hjerarkisë kishtare.
1967 Themelimi, në Ggaba, i Institutit Baritor të Afrikës Lindore, transferuar, më 1975, në Eldoret të Kenias.
1969 Në Ugandë zhvillohet Simpoziumi i parë panafrikan i ipeshkvijve (SECAM), në praninë e Palit VI.
1976 Imzot Emmanuel Nsubuga, kryeipeshkëv i Kampalës, krijohet kardinal.
1993 Shtegtimi apostolik i Gjon Palit II. Lartimi i shenjtërores së martirëve të Ugandës në bazilikë minore.
16 nëntor 1994 Imzot Wamala, kryeipeshkëv i Kampalës, që zë vendin e kardinalit Nsubuga, krijohet kardinal
1999 Dioqeza e Toreros dhe e Gulusë lartohen në rangun e kryedioqezave metropolitane.
All the contents on this site are copyrighted ©. |