2015-11-27 15:21:00

Shën Andrea Kaggwa


Është shenjti Pajtor i katekistëve dhe i mësuesve ugandezë (Bugangayizi, 1856 – Munyonyo, 26 maj 1886). Ishte në krye të muzikantëve të oborrit mbretëror të Bugandës, në kohën e mbretit Mwanga II. Pavarësisht se e kishte kushëri, mbreti nuk hezitoi ta martirizonte për shkak të fesë. I kthyer në katolicizëm nga Etërit e Bardhë të kardinalit Charles Lavigerie, pagëzuar më 30 prill 1882 nga atë Lourdel në Nabulagala, u vra gjatë persekutimeve kundër të krishterëve. Një ditë para se të vdiste, u arrestua dhe iu pre menjëherë një krah; të nesërmen u bë copë-copë në Munyonyo. Vdiq më 26 maj 1886. U shpall i lum nga Benedikti XV (6 qershor 1920) dhe u kanonizua në Romë nga Papa Pali VI (8 tetor 1964). Shenjtërorja kryesore, ku mund të nderohet shenjti, pas asaj të Martirëve të Ugandës në Nalukolongo, është pikërisht kjo e Munyonyo-s, ku ka një kapelë kushtuar atij.








All the contents on this site are copyrighted ©.