2015-11-27 15:15:00

Munyonyo


Është vendi ku mbreti i atëhershëm i Bugandës, Mwanga, pasi e kishte pranuar krishterimin vite më parë, mori vendimin t’i shfaroste të krishterët, duke vrarë kështu katër martirët e parë ugandezë, më 25 e 26 maj 1886. Ndër ta, shën Andrea Kaggwa, Pajtor i katekistëve dhe i mësuesve të Ugandës. Këta të fundit përbëjnë forcën jetësore të Kishës në Ugandë, e cila ka në gjirin e saj shumë martirë. Katekistët mblodhen çdo vit në Shenjtëroren e Munyonyo-s, ku po përfundojnë punimet për ndërtimin e një kishe të re, e cila do të mbajë deri në njëmijë vetë. Jashtë saj, mund të rrinë edhe 4 mijë të tjerë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.