2015-11-27 10:05:00

Kangemi


Kangemi është një bidonvil (slum) i Najrobit, rrethuar nga zona më të pasura. Ndodhet në fund të një lugine, që kufizohet, në jug, me bidonvilin e Kalangware. Kangemi nuk ka kanale ujrash të zeza. Popullsia prej mëse 100 mijë banorësh është shumëetnike, por mbizotërojnë anëtarët e fisit Luhya.

         Famullia e Shën Jozefit Punëtor, brenda Kangemit, ku shkoi Papa Françesku, mbahet nga jezuitët, të cilët drejtojnë edhe një ambulancë, një institut teknik, një qendër asistence për nënat në vështirësi dhe nisma të tjera për punësimin e rinisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.