2015-11-27 12:34:00

Fan S. Noli: HYMNI I FLAMURIT


Fan S. Noli: HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o Flamur shkabë,

O vënt e vatr' o nën' e babë,

Lagur me lot, djegur me flagë,

Flamur i kuq, Flamur i zi.

5 Fortesë shkëmbi tmerr tirani,

S'të trëmp Romani, as Veneciani,

As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,

Flamur i math për Vegjëli.

1Flamur që lint Shën Kostandinin,

10 Pajton Islamn' e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u lavdërove

Dhe në furtun' i funtmi u-shove,

15 Me Malon prapë lart vrapove,

Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive

Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,

Po çdo mizor me shpat' e grive,

20 O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë prije Shqipërinë,

Përlintja shpirtin dhe fuqinë,

Diell për vllanë, yrnek për fqinë

Për botën ëndr' e qjell i ri!








All the contents on this site are copyrighted ©.