2015-11-26 14:58:00

Papa bekon tri murgesha, që vallëzojnë me ritmin e “kayamba”-s


Në përfundim të meshës në Kampusin e Universitetit të Najrobit, Papa Françesku u dha një bekim të veçantë tri rregulltareve afrikane, që e gjallëruan liturgjinë me këngë e me lëvizjet e valleve afrikane, duke ndjekur ritmin e perkusioneve të “kayamba”-s. Në Afrikë, shpirti që i lutet Zotit ka nevojë për një trup në lëvizje që të flasë me Hyjin. Ky është kontinenti, ku kanë lindur paraardhësit e njeriut; këtu tingëllon muzika e pakrahasueshme e këngëve dhe e valleve të traditave të lashta tribale, mbi të cilat, pesë shekuj më parë, Ungjilli ndërthuri notat më sublime të mesazhit të Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.