2015-11-25 14:35:00

Françesku pret 11 gra, viktima të dhunës, para nisjes për Afrikë


Në Ditën ndërkombëtare, që dëshiron të tërheqë vëmendjen e të gjithëve ndaj dhunës kundër grave, Papa Françesku hapi portat e shtëpisë së tij të Shën Martës për disa viktima të abuzimeve. Pikërisht para se të nisej për në Afrikë, në orën 7.15 të mëngjesit, siç njofton nota e Lëmoshtarisë Apostolike, Ati i Shenjtë priti 11 gra me gjashtë fëmijë, të cilët strehohen në një strukturë fetare në një fshat të Lazio-s. Gratë vijnë nga katër vende: Italia, Nigeria, Rumania dhe Ukraina.








All the contents on this site are copyrighted ©.