2015-11-19 15:51:00

Imzot Massafra: ngjarjet e Parisit nuk do të ndikojnë në bashkëjetesën ndërfetare në Shqipëri


Imzot Massafra: Ngjarjet tragjike të Parisit nuk do të ndikojnë në bashkëjetesën ndërfetare në Shqipëri, përkundrazi janë një nxitje për të rritur bashkëpunimin e përforcuar nismat në këtë udhë.

Fjalëve të Papa Françesku thënë gjatë homelisë së Meshës së sotme, kremtuar në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, u bënë jehonë Presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, i cili, në mikrofonin e Radio Vatikanit, dënon me aktet terroriste, urrejtjet në emër të Zotit e të besimit, e ripohon se këto ngjarje barbare nuk do të ndikojnë në harmoninë ndërfetare që ekziston në Shqipëri, ta dëgjojmë.....








All the contents on this site are copyrighted ©.