2015-11-17 19:45:00

Përgjigja franceze, G20: mjaft terrorizmit, është “fyerje kundër njerëzimit”


Hollande kërkon pushtet të veçantë dhe reformën e Kushtetutës për të luftuar terrorizmin. Bashkimi evropian njëzëri i thotë ‘po’ ndihmës së kërkuar nga Parisi.

“Do të detyrohemi të mos i respektojmë impenjimet në fushën e bilancit evropian. Duhet t’u japim të gjitha mjetet policisë, gjendarmerisë e shërbimeve të informacionit. Duhet të marrim mbi vete përgjegjësinë e Evropa duhet të kuptojë”. Është një mesazh i qartë, drejtuar sot kryesisë së Bashkimit evropian, nga kryeministri francez, Manuel Valls. Më pak se 24 orë nga fjalimi me të cilin presidenti, François Hollande, i deklaroi luftë terrorit jihadist, Franca përgatit strategjinë e saj. Javën e ardhshme, Hollande do të takojë në Uashington Barack Obam-ën e në Moskë Vladimir Putin-in.

Sot paradite 28 Shtetet evropiane, përmes zërit të të gjithë Ministrave të Mbrojtjes së Shteteve anëtare të BE-së, unanimisht, shprehën mbështetjen e plotë më të fortë dhe gatishmërinë për të dhënë ndihmën e asistencën e kërkuar” nga Franca, tha Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së.

G20 i thotë mjaft terrorizmit, të cilin e quan “fyerje kundër njerëzimit”, e është gati të godas në rrënjë burimet ekonomike e financiare. Po më shumë se nga deklarata finale, në fjalët e presidentit turk Ordogan, është mesazhi vendimtar nga takimi Antalya-s: “Assad nuk do të rikandidohet në zgjedhje të ardhshme në Siri, do të largohet brenda gjashtë muajve”. Një fjali kjo që erdhi pak pas takimit të liderit të Ankara-s me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili foli për “qëndrime të përafërta mbi Sirinë”. Sikur kjo të konfirmohej, do të ishte një kthesë dhe ndryshim i pritur në krizën siriane, e mbi pikën më të ndërlikuar: të ardhmen e presidentit sirian, Bashar Al Assad. Pra, pas sulmeve në Paris çështja e terrorizmit është bërë dosja kryesore në tryezën e politikës ndërkombëtare.








All the contents on this site are copyrighted ©.