2015-11-12 14:09:00

Hetohen gazetarët Nuzzi dhe Fittipaldi në Vatikan


Gianluigi Nuzzi dhe Emiliano Fittipaldi, autorë të dy libarve, që kanë të bëjnë me Vatileaks 2, pra me daljen e dokumenteve të rezervuara nga Vatikani, hetohen nga Xhandarmëria e Vatikanit. Lajmin e dha dje zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federico Lombardi, i cili bën të ditur se “xhandarmëria e Vatikanit, me cilësinë e policisë gjyqësore, pati sinjalizuar në magjistraturën vatikanase, veprimtarinë e dy gazetarëve Nuzzi dhe Fittipaldi për bashkëpunim të mundshëm në krimin e përhapjes së lajmeve nga dokumente të rezervuara, parashikuar nga ligji numër IX i 13 korrikut 2013 (neni 116 bis i Kodit Penal)”.

         Atë Lombardi shpjegoi se “në procesin hetimor të sapofilluar, magjistratura ka marrë në shqyrtim elemente, që vënë në dukje bashkëpunimin në krim të dy gazetarëve, të cilët tani hetohen për këtë. Hetuesit po shqyrtojnë edhe disa qëndrime të tjera të njerëzve, të cilët, për shkak të detyrës [që mbulojnë], mund të kenë bashkëpunuar në marrjen e dokumenteve të rezervuara”.








All the contents on this site are copyrighted ©.