2015-11-11 11:31:00

Papa: në tryezë bisedohet, dëgjohet, nuk heshtet


“Sot shumë kontekste shoqërore e pengojnë gostinë, të ngrënit së bashku në sofrën familjare, sot nuk është lehtë por duhet të gjejmë mënyra për ta rizbuluar këtë vlerë”. Kështu tha Papa gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite në Vatikan, duke u bërë thirrje familjeve: “Në tryezë flitet, dëgjohet, nuk heshtet” sepse dreka a darka pa fjalë “nuk është heshtje murgeshash” por “heshtje egoizmi”. Papa Françesku fton të “rizbulohet ajo gosti, ajo formë e tryezës së përbashkët familjare, duke ia përshtatur kohërave”.








All the contents on this site are copyrighted ©.