Dy muaj më parë, më 8 shtator, u shpallën dy motupropri: Mitis iudex dominus Iesus e Mitis et misericors Iesum, me të cilat Papa e themeloi përsëri procesin për deklarimin e pavlefshmërisë së martesës. Më pak se një muaj nga hyrja e tyre në fuqi - më 8 dhjetor – u mbajt, më 4 nëntor, akti akademik i fillimit të veprimtarisë së Studios rotale. Fjalën e hyrjes, që u botua në “L’Osservatore Romano” më 5 nëntor, e mbajti, kryeipeshkvi Angelo Becciu, zëvendës i Sekretarisë së Shtetit. Duke i paraprirë fjalës së zëvendësit, dekani i gjykatës vatikanase Rota romana, imzot Vito Pinto, lexoi deklaratën e mëposhtme:
“Ati i Shenjtë Bergoglio, me qëllim që të sqarojë përfundimisht zbatimin e dokumenteve papnore mbi reformën martesore, i kërkoi dekanit të Rotës romake që të shpjegohet qartë mens e ligjvënësit më të lartë të Kishës mbi dy motu proprio-t, shpallur më 8 shtator 2015.
1. Ipeshkvi dioqezan ka të drejtë të natyrshme e është i lirë, përmes forcës së këtij ligji papnor, të ushtrojë personalisht funksionin e gjykatësit e të themelojë gjykatën e tij dioqezane.
2. Ipeshkvijtë brenda provincës kishtare, mund të vendosin lirisht, në rast se nuk shikojnë ndonjë mundësi për të krijuar në të ardhmen e afërt gjykatën e tyre, të krijojnë një gjykatë ndërdioqezane; duke mbetur, sipas normës të së drejtës, domethënë me leje të Selisë së Shenjtë, aftësia që metropolitët e dy a më shumë provincave kishtare të mund të krijojnë gjykatën ndërdioqezane, si atë të shkallës së parë, ashtu edhe të së dytës.
Për t’u njohur edhe më tej mbi reformën e procesit kanonik kishtar për shqyrtimin dhe shpalljes e pavlefshmërisë së martesës, të dëgjojmë priftin shqiptar dom Gjergj Meta në mikrofonin e dom David Gjugjës.....
All the contents on this site are copyrighted ©. |