2015-11-04 12:08:00

Françesku: çdo gjest faljeje e shpëton shtëpinë nga plasat dhe i fuqizon muret


“Sinodi e gjallëroi shpresën tonë edhe për vlerën e pallogaritshme të faljes: bën pjesë në thirrjen e në misionin e familjes aftësia për të falur e për t’u falur. Praktika e faljes jo vetëm që i shpëton familjet  nga ndarja, por i bën edhe të afta ta ndihmojnë shoqërinë, të jenë më pak këqija e më pak të egra. Po, çdo gjest faljeje e meremeton shtëpinë e ia forcon muret. Kisha, të dashura familje, është përherë pranë jush për t’ju ndihmuar që ta ndërtoni shtëpinë tuaj mbi shkëmbin, për të cilin ka folur Jezu Krishti”. Këto, fjalët e Papës shqiptuar në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kushtuar pikërisht ndikimit të faljes, që e bën  më të mirë njeriun, familjen e mbarë shoqërinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.