2015-11-03 16:04:00

Vdekja, që të shpëton nga vdekja, në homelinë e sotme të Papës


Sot, gjatë Meshës kremtuar në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, për shpirt të kardinajve dhe ipeshkvijve të vdekur gjatë këtij viti, Papa Bergoglio kujtoi episodin biblik të gjarpërinjve të helmatisur, që e sulmonin popullin ravgues nëpër shkretëtirë dhe i shkaktonin njerëzve një vdekje, me dhimbje të tmerrshme. “Izraelitët, kujtoi Ati i Shenjtë, që i zinte gjarpri, nuk vdisnin, por mbeteshin në jetë, nëse ia ngulnin sytë gjarprit prej bronzi, që Moisiu e kishte lartuar mbi një shkop, sipas urdhërit të Zotit. E njëjta logjikë është e pranishme në atë kryq, pohoi Françesku, të cilin Krishti e kujton duke folur me Nikodemin. Vdekja e Tij na shpëton nga vdekja jonë! Nga ajo vdekje, që njeriut i duket e errët dhe e ankthshme, sepse hyri në botë për shkak të zilisë së djallit, sipas Shkrimit Shenjt.

E tmerrshme, prandaj, vdekja. E Jezusi e dinte mirë këtë. Mund edhe t’i ikte. T’i shpëtonte kthetrave të saj. Po Zoti nuk iku. Përkundrazi, e mori mbi vete me gjithë barrën e kontradiktave të errta e, duke u lartuar mbi kryq, na shpëtoi nga vdekja!

Jezusi na përsërit sot e gjithnjë nga kryqi, ku u lartua për dashurinë tonë: “Kush beson në Birin, ka jetën e pasosur! Vdekja ime, ju shpëton nga vdekja juaj!”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.