2015-11-03 14:58:00

Dhimbja e Papës për tragjedinë në diskotekën e Bukureshtit


E thellë, dhimbja e shprehur nga Papa Françesku në një telegram ngushëllimi, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për tragjedinë që ndodhi në Rumani gjatë festimeve të natës së “Halloween”, organizuar në një diskotekë të Bukureshtit.

Një zjarr, i shkaktuar nga shfaqja piroteknike me fishekzjarre, shkaktoi vdekjen e 30 të rinjve dhe plagosjen e më se 180 të tjerëve. Françesku i siguron familjarët e viktimave, autoritetet qeveritare dhe mbarë kombin rumun, lexohet në mesazhin papnor, për afërsinë e tij shpirtërore. Në përfundim, Papa ia beson mëshirës së Zotit ata që humbën jetën në një ngjarje kaq dramatike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.