2015-11-02 15:26:00

Kryqi i Ditës Botërore të Rinisë u prit nga 600 mijë të rinj


 

Kryqi i Ditës Botërore të Rinisë u prit gjatë fund-javës së kaluar nga 600 mijë të rinj nga mbarë Belgjika mbledhur në kryeqytet për një takim kombëtar të Të Gjithë Shenjtorëve si etapë drejt DBR-së 2016 që do të mbahet në Krakov. Kryqi simbol i Ditës Botërore të Rinisë – njofton agjencia Sir – deri më tani ka përshkuar shumë etapa në mbarë botën. Tani është momenti i Belgjikës: për këtë rast Kisha katolike e Brukselit ka organizuar një program për të rinj me momente urate, dëshmie, kremtimin e një meshe dhe një marshim.

Ngjarje filloi të shtunën e kaluar në mbrëmje në Katedralen e Shenjtorëve “Michel et Gudule”: mbrëmja nisi me dëshminë e Gregory Turpin, artist francez me famë ndërkombëtare e vijoi me paraqitjen e DBR-së të Krakovit. Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit bënë një procesion me qirinj të ndezur nëpër rrugët e Brukselit e në mbyllje të mbrëmjes, u propozua një natë lutjeje në Kishën des Riches-Claires, nga ku të rinjtë u kthyen nëpër udhët e qytetit e marshuan me flamuj të mbarë botës nga Kisha des Riches-Claires deri në Katedrale, ku pastaj u kremtua Mesha.








All the contents on this site are copyrighted ©.