2015-11-02 18:00:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Leximi i Ungjillit të Markut kreu 16, 1-20.


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 16, 1-20.

Marku e lexon historinë e Krishtit duke u nisur nga vdekja dhe ngjallja e tij, do të thotë nga qendra që ndriçon tërë atë që paraprijnë e mundëson të kapet e të kuptohet domethënia e vërtetë e kësaj historie shëlbimi.

Në kreun 16 të Ungjillit sipas Markut kemi rrëfimin e kumtimin e Ngjalljes së Jezusit (kreu 16,1-8); me shfaqjen e Jezusit të Ngjallur Marisë Magdalenë, pastaj shfaqja e të Ngjallurit dy nxënësve; dërgimi i nxënësve për predikimin e Ungjillit; ngjitja e Jezusit në qiell dhe fillimi i misionit të predikimit të kësaj Ngjarje nga apostujt(kreu 16,9-20).

Me këtë pjesë përfundon Ungjilli i Markut, leximin e të cilit e pati filluar para një viti dom Marjan Paloka, të cilin në emër të redaksisë së gjuhës shqipe të Radio Vatikanit e të gjithë dëgjuesve tanë, e falënderojmë përzemërsisht për një udhëheqje shpirtërore, biblike e teologjike.

 Po më tepër ta dëgjojmë komentin e dom Marjan Palokës mbi pjesën e Ungjillit të Markut kreu 16,1-20.....








All the contents on this site are copyrighted ©.