2015-11-02 13:59:00

Atë Gjergj Fishta: De profundis - Shpresa në Zotin



DE PROFUNDIS - Shpresa në Zotin: përkthim i Psalmit 130/129 nga Atë Gjergj Fishta 
 
1. Prej ktej s'ultit zâ'n t'a lshova:
  Vrrimen t'ême, Zot, ndigjoje,
  Edhè luten ti veshgjoje,
  Urë-pervûjtë qi të bâj sod.
2. N'vêsh oroe per shka gabova,
  Per shka, i mjeri, vetë t'kam fye,
  Kush e qet, o Zot, me tye?
  Un shpëtimin e pres kot.
3.  Por pse ti, o Perendí,
  Jé mishrira e pambarueme,
  E pse un lé kam n'Fé të lume,
  Ndjesë prej teje sod un pres.
4. Të gjith shpresen në fjalë t'Ti
  Shpirti i jêm e ka pështetë,
  Edhè kurr un per ketë jetë
  Shpresën m'Zotin nuk e tres.
5.  Q'se t'bâjë shêj në qiellë agimi
  E dér m'mbramjet vonë e vonë,
  Shpresën poplli t'két n'Tenzone
  Qi dorë-thát t'mjerin s'e kthen.
6.  Pse n'Tenzonë gjindet perdlimi,
  Gjindet ndjesa edhè mishrira;
  Edh' Ai, po, qi âsht vetë e mira,
  Fajesh popllin e shperblen. 
Atë Gjergj Fishta-1924 - përkthim i Psalmit 130/129
 








All the contents on this site are copyrighted ©.