2015-10-31 17:21:00

Papa flet me presidentin e Maqedonisë për dramën e refugjatëve


Papa Françesku priti, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, presidentin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, si dhe me kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve, zhvilluar në një atmosferë përzemërsie – njofton Salla vatikanase e Shtypit - u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet dypalëshe, shoqëruar me urimin që të mund të realizohen aspiratat dhe përpjekjet në rritje të vendit për të bërë pjesë në Evropën e bashkuar. U prekën, pastaj, edhe disa tema të politikës ndërkombëtare, duke u ndaluar posaçërisht tek rrethanat globale, edhe lidhur me vështirësitë e vazhdueshme të natyrës ekonomike e shoqërore si dhe me nevojën e një impenjimi të përbashkët për t’i dhënë ndihmë numrit të madh të refugjatëve, që vijojnë të arrijnë në rajon. Së fundi, u vu theksi mbi rëndësinë e favorizimit të vazhdueshëm të dialogut e të bashkëjetesës ndërmjet realiteteve të ndryshme etnike e fetare të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë”.  








All the contents on this site are copyrighted ©.