2015-10-31 17:20:00

Nëntëditshi i Zojës që zgjidh nyjet: Meditimi VIII-IX


 Sot, emisioni i fundit i rubrikës “Zoja që zgjidh nyjet”, që na shoqëroi gjithë muajin e Rruzares. I kushtohet meditimit VIII e IX. Lajtmotivi: “Të ecim përplot me besim, kah froni i hireve!”, përkon plotësisht me Solemnitetin e sotëm  të Të gjithë Shenjtorëve:

Meditimi ditës së tetë

Virgjër e Nënë e Zotit,

plot dhimbje e përdëllim:

ki mëshirë për mua, birin tënd

e zgjidhmi “nyjet”

(kujtoi, mundësisht…)

e jetës sime.

Të lutem eja tek unë,

siç bëre kur shkove

tek Shën Elizabeta.

Ma sill me vete Jezusin!

Ma mëso guximin, gëzimin

përvujtërinë, e ashtu si Elizabetën,

më mbush përplot me Shpirtin Shenjt.

Dua të jesh Nëna ime,

Mbretëresha ime, mikja ime.

Ty po ta fali zemrën

e gjithçka që më përket:

strehën, familjen,

gjithçka që kam në shtëpi e në shpirt.

Ty po të përkas përgjithmonë.

Vëre në kraharorin tim

Zemrën tënde,

e ajo do të bëjë gjithçka

që dëshiron Jezusi:

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!”.

 

Të ecim përplot me besim

kah froni i hireve!

 

Meditim për ditën e nëntë

Nënë e tejetshenjt, Pajtorja jonë,

ti që zgjidh “nyjet”:

vij sot tek ti për të të falënderuar

ty, që ma zgjidhe lakun

(kujtoje me emër)

e jetës sime,

pse e preke dhimbjen

që m’u lidh në shpirt.

Të falënderoj, prandaj, që ma zgjidhe,

ashtu si m’i ke zgjidhur

sa e sa nyje të tjera,

që vetëm ti di t’i zgjidhësh

në udhët e jetës.

Më mbështill me mantelin tënd të dashurisë

Më mbro, më shndrit me paqen tënde:

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!”.

 

Thuaj dy dhjetshet e fundit të Rruzares








All the contents on this site are copyrighted ©.