2015-10-30 13:32:00

Nëntëditshja e Zojës që zgjidh nyjet: Meditimi VI-VII


Sot, në emisionin e parafundit të Rubrikës “Zoja që zgjidh nyjet”  meditimi VI e VII i nëntëditshit.

Meditimi ditës së gjashtë

Mbretëreshë e mëshirës,

ta vë tek këmbët këtë nyje të jetës sime

(emëroje, mundësisht…)

 e të lutem të më japësh një zemër,

që di të durojë

derisa nyja të zgjidhet.

Mësomë ta dëgjoj,

Fjalën e tand Bir,

të rrëfehem e të kungohem.

Ti mos më lësho dore, Mari,

Ma bëj gati zemrën

të kremtojë bashkë me engjëjt

për hirin që, e di, se do të ma nxjerrësh.

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!”.

Je tejet e  bukur Mari,

e në ty nuk ka asnjë njollë!

 

Meditimi ditës së shtatë

Nënë krejt e pastër, kah ti drejtohet sot shpirti im

e të lutet t’ia zgjidhësh këtë nyje:

(kujtoje, mundësisht)

e ta çlirosh nga kthetrat e së keqes.

Zoti të dha pushtet

përmbi gjithë djemënt.

E unë sot po heq dorë

nga nyje e leqe

që më lidhën me ta.

Po shpall se Jezusi

është i vetmi Shëlbues

e i vetmi Zoti im.

O Mari, që zgjidh nyjet,

shtypja kokën djallit,

e shkrehja kurthet plot nyje

që m’i ka ngrehë.

Të lutem, o Nënë shumë e dashur,

më çliro nyjesh

me Gjakun e paçmueshëm

të Birit tënd.

Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!

 

Je lumnia e Jeruzalemit

E nderi i popullit tonë!








All the contents on this site are copyrighted ©.