2015-10-30 13:55:00

Nëntori i Papës: më 9 nëntor do të jetë në Lateran


 Më 9 nëntorin e ardhshëm, ditë e hënë, Papa do të shkojë në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, për një takim të dyfishtë, jo të zakonshëm: në orën 17.00 do të marrë pjesë në shugurimin ipeshkvnor të imzot Angelo De Donatis, ish-famullitar i famullisë së Shën Markut Ungjilltar në Campidoglio, të cilin, më 14 shtatorin e kaluar, e emëroi ipeshkëv-ndihmës i Romës. E, para shugurimit,  më 9 nëntorin e ardhshëm, do të presë në audiencë presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Agjenda papnore për nëntorin, që tashmë po fillon, është tejet e ngarkuar me ngjarje, duke nisur që nesër, kur do të presë Gjorge Ivanov, president i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e deri në fund të muajit, kur do të shtegtojë në Afrikë (25-30 nëntor). Ndërsa të diel, do të vizitojë  varrezën romake të Veranos, në solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.