2015-10-30 14:28:00

Libri i homelive. Spadaro: në Shën Martë rreh zemra e Papnisë


“Lumturia mësohet çdo ditë”. Ky është titulli i vëllimit, botuar nga Rizzoli, që doli sot në librari. Libri i ri përmbledh shërbimet e Radio Vatikanit për homelitë e Papës Françesku, mbajtur në Shtëpinë e Shën Martës, në periudhën mars 2014, deri në qershor 2015. Libri botohet pas “E vërteta është takim”, përmbledhje e homelive të vitit të parë të papnisë së Françeskut. Atë Antonio Spadaro, drejtor i Civiltà Cattolica (Qytetërimi Katolik), që u kujdes për botimin e vëllimit të ri të homelive, shprehet kështu për të, në mikrofonin e Radios sonë:

Përgjigje: - Shumë njerëz e presin këtë çast mëngjesor, për të lexuar së paku tekstin e homelive të Shën Martës. Këto homeli janë përvojë reale, për t’u jetuar, natyrisht, duke qenë të pranishëm, Por edhe t’i lexosh këto tekste, do të thotë të hysh në lidhje me atë, që mund ta quajmë “doktrinë orale”. Papa flet për Ungjillin në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të preken e të takohen njerëzit. E fjalët e Françeskut nuk janë thjesht shpjegim i Ungjillit, diçka e lidhur me një botë abstrakte, intelektuale, nuk janë shpjegim formal. Kështu Françesku prek zemrat, prek njerëzit, që ndjehen të lidhur thellësisht me fjalën e Papës. Prej këndej ndiqen me vëmendjen më të madhe nga besimtarët, drejtpërdrejt, përmes dëgjimit të Radio Vatikanit ose leximit.

E tani do të kenë në dorë përmbledhjen e tyre, librin e ri, me titullin aq joshës: “Lumturia mësohet çdo ditë”. E kush nuk ka nevojë për të? Në Shën Martë rreh zemra e Papnisë - na kujton titulli i librit të ri.








All the contents on this site are copyrighted ©.