2015-10-29 15:55:00

Papa: të dielën më 1 nëntor kremton Meshën në varrezën romake Verano


Të dielën e ardhshme më 1 nëntor, në solemnitetin e të Gjithë Shenjtorëve, në ora 16.00, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin e Meshës në hyrje të varrezës monumentale të Romës ‘Campo Verano’. Në mbarim të kremtimit Eukaristik, do të bëhet bekimi i varrezave e do të ketë një moment të veçantë lutjeje për të vdekurit.

Me Atin e Shenjtë Bergoglio do të bashëkremtojë Vikari i dioqezës së Romës, kardinali Vallini, zëvendësi tij imzot Iannone dhe prifti famullitar i Shën Lorencin jashtë mureve, atë Ambrosi. Kështu njofton zyra e shtypit e dioqezës së Romës, duke i ftuar besimtarët të marrin pjesë në këtë kremtim.

Më 2 nëntor, Kisha katolike përkujton të Gjithë besimtarët e vdekur.  “Vdekja nuk është fjala e fundit, sepse “njeriu është paracaktuar për një jetë të pa kufi, që ka rrënjët e veta dhe plotësimin e vet në Hyjin”. Kështu pat thënë Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, më 2 nëntor 2014, në ditën kur liturgjia e Kishës katolike na fton t’i përkujtojmë të dashurit tanë që kanë vdekur.








All the contents on this site are copyrighted ©.