2015-10-29 00:30:00

Nëntëditshi i Zojës që zgjidh nyjet: Meditimi V


Tetori po numëron ditët e fundit. Me të, edhe rubrika “Zoja që zgjidh nyjet”, së cilës sot i kushtojmë meditimin e pestë të nëntëditshit.

Meditimi ditës së pestë:

O Nënë që zgjidh nyjet, bujare

e gjithë mëshirë,

vij rishtas tek ti për ta vënë

përsëri këtë “nyje” në duart e tua

(mundësisht, kujtoje…).

Të kërkoj urtinë e Zotit

që t’ia dal mbanë;

dritën e Shpirtit Shenjt,

që të mund ta zgjidh

këtë lëmsh të ngatërruar nyjesh

që shpirtin ma shtrëngojnë!

Askush nuk të pa kurrë të zemëruar,

e fjalët tua janë përherë

plot ëmbëlsi

si fjalë frymëzuar prej Shpirtit Shenjt

që ndrin në ty.

Më çliro, të lutem, nga mërzia,

nga mllefi e nga mëria

që nyjet m’i lidhën në shpirt.

Nëna ime e dashur,

më jep paksa nga ëmbëlsia jote,

pak nga urtia jote.

Mësomë të meditoj në heshtje të zemrës sime,

si bëre ti në ditën e Rrëshajëve.

Ndërmjetëso pranë Jezusit

që edhe unë ta marr

në jetën time Shpirtin Shenjt;

që Shpirti Shenjt të zbresë

edhe mbi mua:

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua!”.

Maria është e gjithëpushtetshme pranë Zotit!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.