2015-10-29 18:23:00

Dom Lush Gjergji, drejtor i Radio Marisë në Kosovë, rrëfen për takimin me Papën


Në studio të Radio Vatikanit dom Lush Gjergji, drejtor i Radio Marisë në Kosovë, flet për audiencën me Papën Françesku, së bashku me Familjen e Radio Marisë, mbajtur më 29 tetor në Sallën Klementine në Vatikan. 

“Sot keni ardhur në Romë nga çdo anë e botës për të reflektuar mbi atë që mund të quhet “karizma e Radio Marisë”, që është një shërbim i vlerësuar në Kishat lokale e i rëndësishëm edhe për komunitetin civil. Të gjithë ata që dëgjojnë programet tuaja radiofonike ju njohin si një Radio që i jep hapësirë të madhe lutjes, duke dëshmuar se, kur hapemi ndaj lutjes, hapet porta ndaj Zotit. Në këtë punë tuaj e keni Zojën e Bekuar si model.

Prandaj është e domosdoshme ta duani me gjithë zemër Marinë për të jetuar në përkim me Kishën. Për këtë ju inkurajoj të kultivoni përherë “kopshtin e brendshëm” të lutjes, të dëgjimit të Fjalës së Zotit, e të përdorni lexime e literaturë të mirë për të thelluar fenë tuaj. Më tej, mbajeni përherë para sysh se ju dhuroni diçka të madhe e unike: shpresën e krishterë, e cila është shumë më tepër se një ngushëllim i thjeshtë shpirtëror, sepse bazohet mbi fuqinë e Ringjalljes, të dëshmuar me fe e vepra të dashurisë”, tha Papa.

Po ta dëgjojmë bisedën e dom David Xhuxhës me dom Lush Gjergjin...








All the contents on this site are copyrighted ©.