2015-10-28 14:02:00

U paraqit Kongresi Eukaristik Ndërkombëtar në Filipine


“Krishti ndër ne, shpresa e lavdisë”. Është perifrazuar nga Letra e Shën Palit drejtuar Kolosianëve, tema e Kongresit të 51-të Eukaristik Ndërkombëtar, që do të mbahet nga 24 deri më 31 janar 2016, në Cebu të Filipineve, siç pati shpallur Benedikti XVI para tri vjetëve. Thellimi i përkushtimit ndaj Eukaristisë, gjallërimi i impenjimit misionar, nisja e kremtimeve për 500-vjetorin (1521-2021) e ungjillëzimit të Filipineve: këto janë arsyet e zgjedhjes së këtij qyteti si seli e Kongresit. Dje, ai u paraqit në Sallën e Shtypit të Vatikanit.

“Ngjarja e Cebu-s, së bashku me Ditët Botërore të Rinisë, të familjes, etj…. bëhet pasuri e jashtëzakonshme për të dëshmuar, përmes kremtimit të saj, se Eukaristia nuk është vetëm burim jete për Kishën, por edhe vend për rrezatimin e saj në botë”.

Kështu deklaroi atë Vittore Boccardi, i Komitetit për Kongreset Eukaristike Ndërkombëtare. Ndërsa kryeipeshkvi i Cebu-t, imzot Josè S. Palma, nënvizoi se Azia është vërtet një nga motorrët e zhvillimit botëror, por mbetet akoma për t’u ungjillëzuar. Katolikët janë pakicë. Ja numrat e parë, që karakterizojnë Kongresin:

 “Presim rreth 20 kardinaj, 50 ipeshkvij e të gjithë ipeshkvijtë filipinas, që do të vijnë në Cebu edhe për Asamblenë e Përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore. Nuk do të ketë veprimtari në Manila, gjithçka do të zhvillohet në Cebu. Deri më 21 tetor 2015, janë regjistruar 8.345 shtegtarë, që përfaqësojnë 57 kombe; kemi edhe 5 mijë vullnetarë e, deri tani, 600 familje vendase janë të gatshme të strehojnë shtegtarët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.