2015-10-28 10:51:00

Papa: dhimbje për tërmetin në Afganistan-Pakistan. Qindra, të vdekurit


Papa Françesku shprehu dhimbjen e tij për tërmetin dramatik, që goditi dje Afganistanin dhe Pakistanin, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve. Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar nuncit apostolik në Pakistan, kryeipeshkvit Ghaleb Moussa Abdalla Bader, Ati i Shenjtë tregon solidaritet me të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi natyrore, lutet për viktimat, për të plagosurit dhe për njerëzit, që nuk janë gjetur akoma. Papa i kërkon Zotit bekimin hyjnor për të gjithë ata, që kanë humbur të dashurit, si edhe për autoritetet civile e personelin e ndihmës së shpejtë, të impenjuar në shpëtimin e jetëve njerëzore.








All the contents on this site are copyrighted ©.