2015-10-28 11:06:00

Nëntshja e Zojës që zgjidh nyjet: Meditimi III e VI


Në emisionin e sotëm të rubrikës “Zoja që zgjidh nyjet”, meditimi i tretë dhe i katërt i nëntëditshit kushtuar Marisë:

 

Meditim për ditën e  tretë

Nënë ndërmjetësuese,

Mbretëreshë e qiellit,

në duart tua ke pasuritë e Mbretit.

Ata sy të mëshirshëm

silli prej meje!

Po e vë në duart tua të shenjta këtë “nyje”

të jetës sime (kujtoje me emër)

e gjithë mllefin, që lidhet në të.

O Zojë, ti lutju Atit

të ketë mëshirë për mëkatet e mia!

Më ndihmo ta fal çdo njeri

që dashur padashur

ma lidhi këtë nyje,

Veç ti mund të ma zgjidhësh,

o Nënë e shumëdashur:

para teje

e në emër të Birit tënd Jezus,

Shëlbuesit tim, që e kam fyer aq shumë,

e prap më fali,

po i fal edhe unë të gjithë fajtorët…

e po ta kushtoj vetveten përgjithmonë.

Mari që zgjidh nyjet, të falënderoj

sepse ma zgjidhe në zemër time nyjen,

ma zhduke gjithë atë mllef, që më qe mbledhur,

që e vura sot tek këmbët tua,

ku u shndërrua në dashuri.

 

Mari, që zgjidh nyjet, lutu për mua!

Amen!

 

Meditim për ditën e  katërt

Shenjtja Mari, Nëna ime e dashur,

ti e pret krahapur këdo që rend tek ti,

ki mëshirë për mua!

Po e vë në dorë tënde këtë nyje(kujtoje me emër).

Nuk më lë ta gjej lumturinë,

të jetoj në paqe,

shpirti im i shprishur

nuk më lë të bëj asnjë hap

kah Zoti im

e  s’ mundem t’i shërbej asnjë çast.

Zgjidhma këtë nyje nga jeta,

o Nëna ime.

Kërkoja Jezusit shërimin

nga lëngata e  humbjes së besimit

që më bën të marr mëthua çdo hap,

gur më gur…

Ec edhe ti me mua

o Nënë e dashur!

Ti e di mirë

se gurët s’janë tjetër veçse armiqtë e mi:

më mëso t’u jap fund ankimeve

të të falënderoj për çdo çast

e të kem besimin më të plotë në ty,

“Mari që zgjidh nyjet, lutu për mua”!

 

Maria është dielli i mbarë botës,

përfito nga ngrohtësia e nga drita e saj!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.