2015-10-28 16:48:00

Me një Kirograf, Papa ngre Fondacionin e edukimit “Gravissimum educationis”


Me një Kirograf, Papa Françesku, duke iu përgjigjur një kërkese të Kongregatës për Edukimin Katolik, e ngre në nivelin e “personit juridik publik kanonik e në person juridik civil Fondacionin ‘Gravissimum educationis’ me seli në Shtetin e Vatikanit”. Fondacioni, siç thuhet në Statut, synon promovimin e edukimit katolik në botë. Pikërisht sot bie 50-vjetori i Deklaratës ‘Gravissimum educationis’ mbi edukimin e krishterë, miratuar nga Koncili II i Vatikanit, më 28 tetor 1965. Fondacioni do t’u përgjigjet ligjeve kanonike në fuqi në Kishën Katolike dhe atyre civile, në fuqi në Shtetin e Vatikanit, si edhe Statutit të vet.








All the contents on this site are copyrighted ©.