2015-10-26 14:21:00

Zoja që zgjidh nyjet: Lutja e kardinalit Bergoglio


Në emisionin e 24-t të rubrikës kushtuar “Zojës që zgjidh nyjet”, lutja drejtuar Marisë përhapur me imprimatur (lejën për t’u shtypur) të kryeipeshkvit të asokohshëm të Buenos Aires, imzot Bergoglio:

Shenjtja Mari,

përplot me praninë e Zotit.

Gjatë ditëve të jetës sate,

pranove përvujtërisht vullnetin e Atit

e u bëre ballë trimërisht dredhive të djallit.

Me Birin tënd ndërmjetësove

për nyjet tona:

thjeshtësisht e me durim,

na mësove si t’i zgjidhim

lëmshet e ngatërruara të jetës.

E, duke qenë gjithnjë nëna jonë,

na i zhdridh të gjitha fijet  

që na lidhin me Zotin.

Nëna e Shenjtnueshme e zemërbutë e Zotit  

 ti di t’i zgjidhësh të gjitha nyjet

që e shtrëngojnë jetën tonë.

Të lutemi, merri në dorë

e  na liro nga gjalmat e nga leqet

me të cilat na ngatërron ai

që është armiku ynë.

Me hirin e ndërmjetësimit tënd

e me shembullin tënd

na çliro prej gjithë së keq.

O Zoja jonë, na i zgjidh nyjet

që na pengojnë të bëhemi një me Zotin.

Kështu, të lirë nga çdo pështjellim e mëkat

të mund ta takojmë Krishtin kudo.

Ta kemi përherë në zemrat tona

E të mund t'i shërbejmë

gjithnjë në vëllezërit tanë

Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.