2015-10-24 17:04:00

Ngushëllimet e Papës për viktimat e aksidentit në Francë


 Françesku merr pjesë në  dhimbjen për viktimat e aksidentit rrugor, që ndodhi dje në jug të Francës, pranë Bordeaux. “Papa - lexohet në telegramin, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Pietro Parolin,  drejtuar kryeipeshkvit të Bordeaux, Jean-Pierre Ricard, bashkohet me lutjen e me dhimbjen e familjeve dhe ia beson viktimat mëshirës së Zotit, duke iu lutur t’i pranojë në dritën e  Tij. Papa  u shpreh  afërsinë edhe të gjithë atyre, që po japin ndihmesë të pakursyer për të lehtësuar dhimbjen, pasojë e kësaj ngjarjeje të hidhur. Së fundi, u jep një bekim të posaçëm apostolik të gjithë atyre, që u prekën thellë nga kjo dramë.

Ndeshja ndërmjet një autobusi e një kamioni shkaktoi vdekjen e më se 42 vetëve, shumica të moshuar, që po bënin një shëtitje. Shpëtuan krejtësisht të padëmtuar, vetëm 3 vetë, ndërsa 5 të tjerë u plagosën lehtë. Qeveria franceze merr pjesë me hidhërimin të thellë në këtë tragjedi – deklaroi presidenti Hollande, ndërsa kryeministri Valls kujton: “Franca është në zi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.