2015-10-23 11:48:00

Zoja që zgjidh nyjet: Lutja


Në emisionin e 21-të të rubrikës “Zoja që zgjidh nyjet”, në vijim, lutja drejtuar Zojës që zgjidh nyjet:

“O Virgjër Mari,

Nënë e Dashurisë së bukur,

Nënë që s’e braktis kurrë birin

në kërkim të ndihmës.

Nënë, që s’të pushojnë asnjëherë duart,

duart punëtore

për bijtë e tu aq të dashur,

duart, që t’i vë në lëvizje dashuria hyjnore

e mëshira pa fund, e dalë nga zemra jote.

Silli sytë e tu plot përdëllim kah unë,

kah mjerimi im.

Shikoje me mëshirë lëmshin e nyjeve

që më lidhi jeta.

Ti ma njeh dëshpërimin e dhimbjen.

E di sa më shtrëngojnë këto nyje, Mari,

Nënë, që Zoti të dha hirin t’i zgjidhësh

nyjet e jetës së bijve të tu.

Po e lë kordelen e jetës sime në duart tua,

Në duart që s’lënë nyje pa zgjidhur.

O Nënë e gjithëfuqishme, me hir

e pushtet për të ndërmjetësuar

pranë Birit tënd, Jezus, Shëlbuesit tim.

Merre sot këtë nyje (kujtoje nyjen, që të është lidhur)

E, për lumni të Zotit, të lutem ta zgjidhësh

E ta zgjidhësh përgjithmonë.

Shpresoj në Ty!

Je e vetmja ngushëlluese, që më dha Zoti

Je fortesë e forcave të mia të ligshta,

pasuri e mjerimit tim,

çlirim nga çdo gjë, që më pengon

t’i përkas Krishtit.

Dëgjoje britmën time!

Më ruaj, më prij, më mbro, ji streha ime

Mari, që zgjidh nyjet, lutu për mua!

Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.