2015-10-20 00:00:00

Zoja që zgjidh nyjet: Dëshmia e një ekzorçisti


Në emisionin e 17-të të rubrikës “Zoja që zgjidh nyjet”, folëm për Nëntëditshin që mund djallin. Sot do të ndjekim dëshminë e një ekzorçisti. Për lidhjen ndërmjet nëntëditshit të Zojës që zgjidh nyjet dhe djallit, ati kapuçin Çipriano de Meo, ekzorçist, tregon:

“Një të premte po kremtoja Meshën e ekzorçizmit në Torre le Noccelle (Avellino). Para meje, një grua e pushtuar nga djalli. I përgjigjej lutjeve, me ulurima të forta e spërdredhje gjarpri. Djalli, përmes saj, ankohej për disfatën e plotë, duke përsëritur me zë të çjerrë, si disk i thyer: “Duhej t’ia kisha hedhur trurin në erë këtij njeriu, po Ajo, Ajo, ma hoqi dore. E shpëtoi!”. E më pas, duke nënkuptuar Zojën, së cilës nuk guxon kurrë t’ia përmendë emrin, shtoi me tërbim: “Kjo grua më shkatërroi! Ishte  nëntëditshja, nëntëditshja e mallkuar, që e shpëtoi! Nëntëditshja kushtuar kësaj Gruaje!!! Nga të gjitha nëntëditshet, që ia kushtoi e shoqja, kjo është më e fuqishmja. Kjo e shpëtoi!!! Djalli shkumbavitej e vijonte t’i përsëriste këto fjalë pambarimisht, me një inat të tërbuar. E ndoqa me shumë interes. Thua vërtet ky nëntëditsh mund të ishte aq i fuqishëm, sa të shkatërronte planin për vrasjen e një njeriu? - pyesja veten. Kujtoja me mend nëntshet më të famshme mariane, por djalli nuk jepte asnjë shenjë që   mund të më ndihmonte të kuptoja cila prej tyre e kishte shpartalluar. E ngushëllova veten duke menduar se çdo lutje drejtuar Virgjërës Mari ka ndikim shkatrrimtar mbi mbretërinë e errësirës e se pohimi i djallit të nxiste t’i luteshe sa më shpesh Zojës. Gjithsesi kjo nuk më qetësoi aspak. Atëherë nisa t’i lutem me gjithë zemër Zotit ta detyronte djallin të  tregonte, me gojën e gruas së pushtuar prej tij, emrin e nëntëditshit, që ia kishte rrënuar planet e, në fund, për çudinë time të madhe, më dëgjoi.

Aty nga fundi i ekzorçizmit, djalli foli e tha: “Nëntëditshi i Asaj, që zgjidh nyjet” m’i shkatërroi planet dhe e shpëtoi të shoqin e gruas lutëse. Desha t’ia hedh trurin në erë atij atje! Është nëntëditshi më i fuqishëm nga të gjithë ata, që gruaja e tij ia kushtoi Asaj. Kushtoi shumë, por kjo më shkatërroi”.

Më në fund, përmes lejes hyjnore, kuptova cili ishte nëntëditshi, që  duhej t’ua këshilloja të gjithëve!

 

Marrë nga Patrizia Cattaneo, Il diavolo in ginocchio”, Segno, 2007  








All the contents on this site are copyrighted ©.