2015-10-20 15:03:00

Prindërit nuk duheshin lënë pa Krishtin...


Imzot Gerardo Garza, ipeshkëv meksikan i dioqezës Piedras Negras, i pranishëm në Sinodin kushtuar familjes, tregoi një histori, që e preku thellë gjithë asamblenë sinodale.

Është historia e një fëmije që, gjatë katekizmit, e kishin prekur në shpirt disa gjëra: së pari, prania e vetë Jezusit në hoste, në çdo thërrime të saj; së dyti, porosia për të mos e mbajtur kurrë Jezusin vetëm për vete,  por për ta çuar në familje, për t’ua  dhuruar miqve, dashamirëve, fqinjve... Së fundi, i kishte mbetur në mendje mësimi, sipas të cilit edhe prindërit e nunët duhet të merrnin sakramentin e Pajtimit me Zotin e të Eukaristisë.

Fëmija i bëri të vetat këto koncepte, vijoi të tregojë ipeshkvi. E pikërisht ky përvetësim e nxiti të kryejë një gjest krejt të veçantë. Një ditë, pasi mori në dorë hosten shenjte, e theu më dysh e ua dha nga një copëz të dy prindërve, të ndarë e të rimartuar. Fëmija i donte. Për të ishin shumë të mirë. E shoqëronin në katekizëm, shkonin të gjithë bashkë në Meshë... E, prej këndej, nuk kish si ta kuptonte pse meshtari nuk mund t’ua jepte hosten. Vendosi, prandaj, t’ua jepte ai vetë.  Ishte kungimi i mëshirës për këta prindër, që jetonin shumë pranë Zotit e Kishës! Ua dha një fëmijë, që nuk ishte thelluar në katekizëm aq, sa të kuptonte ç’do të thotë prindër të ndarë e të rimartuar e ta njihte teologjinë biblike dhe baritorinë e këtij rasti, për të cilin flitet aq shumë. Fëmija mendoi se prindërit e tij nuk duheshin lënë vetëm, pa Krishtin....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.