2015-10-20 13:33:00

Klima: gati, thirrja e Kishës për konferencën e Parisit


Kardinajtë, patriarkët dhe ipeshkvijtë nga e gjithë bota do t’i dorëzojnë një thirrje “Cop 21”, konferencës për ndryshimet e klimës, që do të mbahet në Paris, nga 30 nëntori deri më 11 dhjetorin e këtij viti. Nisma, njoftohet në buletinin e Sallës së Shtypit të Vatikanit, është promovuar nga Këshilli Papnor për Drejtësinë dhe Paqen e frymëzohet nga Enciklika “Lëvduar qofsh” e Papës Françesku. Dokumenti do të paraqitet gjatë një konference për shtyp, në Vatikan, të hënën, më 26 tetor, në orën 13.00.

         Gjatë konferencës, do ta marrin fjalën disa nga përfaqësuesit e Shoqatave Kontinentale të Konferencave Ipeshkvnore, si edhe i ftuari i veçantë, profesori i Universitetit Katolik të Luvënit (Belgjikë), Jean-Pascal van Ypersele de Strihou, ish-zv.president i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet e Klimës (Ipcc). Thirrja do të nënshkruhet në fillim të konferencës, nga përfaqësuesit e episkopatit botëror.








All the contents on this site are copyrighted ©.