2015-10-20 12:02:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Leximi i Ungjillit të Markut kreu 15, 1-47.


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, kësaj here ndalemi te kreu 15, 1-47. Marku e lexon historinë e Krishtit duke u nisur nga vdekja e ngjallja e tij, do të thotë nga qendra që ndriçon tërë atë që paraprijnë e mundëson të kapet e kuptohet domethënia e vërtetë e kësaj historie. Ja se pse Marku e zgjat historinë e Mundimeve të Jezusit duke shkuar prapa. Janë tri parakallëzime të cilat nga kreu 8 e më pas ritmojnë tregimin, por qysh në kreun 3,5 flitet qartë për vdekjen e Jezusit: “farisenjtë dolën jashtë dhe menjëherë u mblodhën në këshillim me herodianët kundër tij si ta gjejnë mënyrën për ta vrarë”.

Marku tregimin e Mundimeve e paraqet si plotësim dhe ngjarje kulmore në jetën e Jezusit, i cili përfundimisht njihet se kush është, se është Mesia, e prandaj ky tregim është maja apo kulmi i “ungjillit” të tij. Nuk mund të mohohet se në tregimin e Mundimeve, Marku (si edhe të tjerët)  ka për qëllim të nënvizojë pafajësinë e Jezusit para vendimit të qeveritarit romak. Më tej theksi vihet mbi aktualizimin, mbi plotësimin e vullnetit e Hyjit në atë vdekje.

Në kreun 15 të Ungjillit të Markut kemi Jezusin para Pilatit (15,1-20); kryqëzimin e Jezusit (15,21-32); Vdekjen e Jezusi mbi kryq (15,33-41) dhe varrimin (15,42-47)

Po më tepër ta dëgjojmë komentin e dom Marjan Palokës mbi pjesën e Ungjilit të Markut kreu 15,1-47.....








All the contents on this site are copyrighted ©.