2015-10-19 17:41:00

Kryedioqeza e Shkodrës për 25 vjetorin e Meshës që shënoi fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri


Nga Kuria e Kryeipeshkëvisë Metropolitane Shkodër-Pult njoftojnë kalendarin e aktiviteteve për 25 vjetorin e kremtimit të Meshës së parë, në varreza të Shkodrës, kremtuar nga dom Simon Jubani, që shënoi edhe mbarimin e viteve të gjata presekutimi komunist-ateist në Shqipëri. Ja programi, pjesërisht i zhvilluar, që na u dërguar nga Shkodra.

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE  SHKODER-PULT

FAMULLIA SHEN SHTJENJT

SHKODER

Kalendari i aktiviteteve

KREMTIMI i 25 vjetorit të Meshës së Parë te Varreza katolike në Rrmajt - Shkodër

Shkodër, 03.10.2015

-  4 Tetor 2015 -  dita e dhurimit të gjakut. Prezantimi I logos së 25-vjetorit të meshës së parë dhe i kalendarit të aktiviteteve.               

Ndërsa na ndan vetëm një muaj nga përkujtimi i datës 4 nëntor 1990 Mesha e parë pas viteve të gjata presekutimi, ndalimi e dhunimi, prezantojmë sot kalendarin e aktiviteteve së bashku me logon e 25 vjetorit të Meshes së Parë. Kemi zgjedhur gjestin e dhurimit të gjakut, lëngut të jetës për të bërë zyrtarizimin e kësaj ngjarje të guximshme lirie që dëshmojë dashurinë e popullit tonë për Krijusin.

Logos e 25 vjetorit të Meshes së Parë

Në qendër të logos është një pemë e përbërë me rrenjët, trugun e kurorën me gjethe. Pema e jetës. Pema ka formen e  një çinari që ndodhet në vendin ku u pushktuan një numër i madh martirësh të njohur e të panjohur. Sikur të kishte gojë cfarë nuk do të fliste për turturat e qëndresën deri në klithje «Rroft Krishti Mbret». Një pemë që na kujton edhe lashtësinë e këtyre trojeve, të ungjellizuara nga apostujt të cilët mbjellen së pari besimin në një popull që më përpara ishte paganë. E kaluara e historia është vetdija e një populli që kërkon të orientohet drejt të ardhmes prandaj kjo logo kërkon të na kujtojë rrenjët tona e jo vetëm kaq por edhe Shpresën (Zotin) që na ka mbështjellë gjatë gjithë historisë sonë. Logoja është historia në miniaturë e vendit tonë, që na nxit të frymëzohemi e të marrim mesazhin e jetës, shpresës e të qëndresës. Liria është sfidë e përditshme, që kërkon dhurim të përditshem e kjo na kujton drunin e jetës, Kryqin.

Duam të falenderojmë të gjithë gjithë personat të cilët kanë kontribuar me ide por falenderimi kryesor dhe më i vecantë shkon per dizenjatorin Eugjen Makaj. Faleminderit Eugjenjo!

 Me 17 tetor 2015 famullia e Shën Shtjefnit me rastin e 25 vjetorit të meshes së parë dhe në prag të festes së Zojës së Shkodres do të bëjë prezantimin e librit të Dom Ndoc Nikaj (Historia e Shqypnise) në sallen Mikel Koliqi ne oren 11.00.

Dom Ndoc Nikaj është ndër promotorët më të medhenj të lirisë.  Perjetojë  sisteme të ndryshme që fatkeqësisht të gjithë e presekutuan por ai  nuk rreshti së shkruari në gjuhën shqipe duke nxitur popullinë të rrëzonte tiranët. Historinë e shqipërisë e shkroi atëherë kur të shkruhej shqip ishte e ndaluar, duke na dhuruar një vepër me vlera të radha historike e letrare. Ky autorë edhe pse ka një rëndësi shumë të madhe në historin e pavarsisë e lirisë nuk ka marr vendin e duhur. Ky 25 vjetor i Meshës së Parë është edhe një ringjallje e veprës së tij e gjithashtu e ëndrrës së tij për liri, besim e kulturë.

- Me 31 tetor “Mbrëmje artistike” , Salla Kardinal Mikel Koliqi në oren 17.00.     

Një mbremje me poezi e këngë frymëzuar nga liria.                              

- Me 3 nëntor procesioni me stendat e martireve nga Motrat Klarise tek varrezat e rrmajt ne oren 14.00.

E gjithë dioqeza së bashku me stendat e martirëve në duar do të përshkojnë rrugën që përshkuan martirët drejt pushkatimit.  Rruga e memories do të ndricojë me lutje e falenderim për fenë e tyre.

- Me 4 nëntor Mesha tek varrezat e Rremajt ne oren 10.00. Pas Meshes inaugurimi i kapeles se Varrezave, të restauruar nga Ministria e Kulturës.

Në orën 17.00 koncert me pjesëmarrjen e koreve të ndryshme, aktivitet qe do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kultures.








All the contents on this site are copyrighted ©.