2015-10-18 12:36:00

Papa: paqe për Tokën Shenjte, guxim për t’iu kundërvënë dhunës


“Në Lindjen e Mesme, në këtë çast, ndjehet fort nevoja e guximit. Duhet shumë guxim e shumë forcë shpirtërore për t’i thënë ‘jo’ urrejtjes e hakmarrjes dhe për të bërë gjeste paqeje”. Është pohimi i Papës në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot, gjatë së cilës nënvizoi  se “në rrethanat e sotme të Lindjes së Mesme është më se vendimtare të  rikthehet paqja në Tokën Shenjte: këtë e kërkon Zoti dhe e mira e njerëzimit”.

Françesku i kujtoi turmës vigane, që e rrethonte, se sapo kishte kryer kremtimin e Meshës Shenjte, gjatë së cilës shpalli shenjtorë prindërit e Shën Terezinës së Krishtit Fëmijë, don Vincenzo Grossi-n dhe një murgeshë spanjolle dhe se ndjek me shqetësim të thellë situatën në Tokën Shenjte:

“Të lutemi - tha në përfundim - që Zoti t’ua forcojë të gjithëve, qeveritarë e qytetarë, guximin t’i kundërvihen dhunës e të bëjnë hapa konkrete për uljen e tensionit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.