2015-10-18 07:30:00

Një milion fëmijë në lutje


“Një milion fëmijë në lutje”: nisma, që mbahet që prej 10 vjetësh, u organizua si çdo vit, sot, nga fondacioni papnor “Ndihmë për Kishën që vuan”. Në vitin 2005, në Karakas të Venezuelës, ndërsa një grup fëmijësh luteshin, disa gra ndjenë praninë e Virgjërës Shenjte. Njëra prej tyre u kujtua për premtimin e shën Piut nga Pietrelçina: “Nëse një milion fëmijë do të thonë së bashku Rruzaren, bota do të ndryshojë”.

Që nga ajo kohë, çdo 18 tetor, në 21 selitë kombëtare të fondacionit të pranishëm në katër kontinente, fëmijët bashkohen në lutje. “Ndihmë për Kishën që vuan” ka botuar edhe një libër me titull “Ne fëmijët themi Rruzaren” për t’u mësuar të vegjëlve këtë lutje të lashtë, vërtet të aftë të sjellë paqen. Siç shkruante shën Gjon Pali II në letrën apostolike “Rosarium Virginis Mariae”: “Nuk mund të thuhet Rruzarja, pa u ndjerë të thirrur për një impenjim të fuqishëm në shërbim të paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.