2015-10-16 15:28:00

Zoja që zgjidh nyjet: Fjalët e kardinalit Bergoglio


Përhapja e devocionit të Zojës që zgjidh nyjet në Argjentinë, ishte argumenti i emisionit tonë të 15-të të rubrikës kushtuar Marisë nën këtë titull. Sot, fjalët e kardinalit Bergoglio në një 15-vjetor të paharrueshëm.

Më 8 dhjetor të vitit 2011, kardinali Bergoglio kremtoi Meshën Shenjte në San Josè del Talar, me rastin e 15-vjetorit të fronëzimit të figures në shenjtërore. Në homelinë e kësaj Meshe, nënvizoi:

“Të gjithë kemi nyje në zemër, kemi mungesa, vështirësi. Hyji, Ati ynë i mirë, që ua shpërndan hirin e tij të gjithë bijve, dëshiron që ne t’ia besojmë nyjet e mëkateve tona, lëmshet e ngatërruara të mjerimeve tona, të cilat na pengojnë të bëhemi një me Zotin, për të siguruar ndihmën e asaj, që zgjidh nyjet, në përpjekjen tonë për t’u afruar me të birin, Jezusin!”.

Këto, fjalët në homelinë e paharrueshme në San Josè del Talar, hap i ri që shënon fuqizimin e lidhjes kardinalit Bergolio me Zojën e ardhur në Argjentinë nga Gjermania e largët. Lidhje, që nisi kur Bergoglio ishte rregulltar i thjeshtë jezuit, vijoi kur u bë u bë kardinal e u thellua edhe më shumë kur u bë papë. Rrugë në të cilën e pati gjithnjë përkrah Zojën që ia zgjidhi çdo nyje… Këtij devocioni papnor do t’ia kushtojmë emisionin e ardhshëm të rubrikës sonë, në sa tetori arriti në gjysmë të udhës, pa pushuar asnjë çast së na kujtuari se i kushtohet Zojës Rruzare e, prej këndej, na fton të mos e harrojmë natë për natë Rruzaren Shenjte. 








All the contents on this site are copyrighted ©.