2015-10-14 14:32:00

Papa, 33 minatorëve kilianë të San José: na tregoni shpresën


Në Sheshin e Shën Pjetrit, për të ndjekur audiencën e kësaj së mërkureje, kishin ardhur edhe 33 minatotorët kilianë, që dolën gjallë nga miniera e shembur e San Josè, në Kili, më 2010. Papa i përshëndeti në gjuhën spanjolle:

“Në mënyrë të veçantë dua të përshëndes 33 minatorët kilianë, që mbetën nën tokë për 70 ditë me radhë. Besoj se ndonjëri prej tyre mund të vijë këtu e të na tregojë çfarë do të thotë shpresë! Ju falënderoj për shpresën, që keni në Zotin!”.

Minatorët mbetën nën tokë në shkretëtirën e Atacama, në 700 metra thellësi, që nga 5 gushti, deri më 13 tetor 2010. Më 22 gusht, në sajë të kontaktit të parë, u mor vesh me siguri se të 33-tët ishin gjallë e kishin gjetur një strehë me oksigjen e ushqime. Miniera, e pasur me ar e me bakër,  pronë e shoqërisë së Shën Estebanit, qe mbyllur në kaluarën: për herë të fudnit, më 2007, pas një aksidenti, që shkaktoi vdekjen e një minatori.

Minatorët kilianë janë në Romë për realizimin e një filmi, i cili merret me historinë e tyre. Filmi, drejtuar nga meksikania Patricia Riggen, me aktorë kryesorë Antonio Banderas e  Juliette Binoche, do të dalë në nëntor. 








All the contents on this site are copyrighted ©.