2015-10-13 14:46:00

Takim studimor në Romë mbi të drejtën zakonore shqiptare


Takim studimor mbi temën “E drejta zakonore shqiptare: etapë e një populli drejt lirisë”mbahet  nesër, në orën 17.00, në sallën Newman të Universitetit Papnor Urbaniana në Romë

Tre, relatorët. “Të shkruash kulturën. Kanunet shqiptare ndërmjet traditës gojore dhe asaj të shkruar” është titulli i kumtesës së Donato Martucci-t, studiues i ligjit kanunor shqiptar. Më pas, Blerina Suta, pedagoge e gjuhës shqipe në Universitetin “L’Orientale” të Napolit, do të flasë mbi “Kanunin në letërsinë shqiptare”. Së fundi, Ardian Ndreca, pedagog i filozofisë në Universitetin Papnor Urbanian të Romës, do të mbajë kumtesën “Gruaja në të drejtën zakonore shqiptare”.

 Takimi organizohet nga Shoqata “Syri i kaltër – Anna Cenerini Bova”, në bashkëpunim me vetë Universitetin Urbanian, prandaj hapet nga presidenti i shoqatës, ish-ambasadori italian në Shqipëri, Mario Bova.








All the contents on this site are copyrighted ©.