2015-10-13 16:08:00

Angus Deaton: Nobel për Ekonominë kundër varfërisë


Angus Deaton, ekonomist britanik-amerikan, vlerësohet me Çmimin Nobel për Ekonominë 2015. Motivacioni: “Për studimet mbi konsumin, varfërinë dhe zhvillimin”. Studime të cilat, shpjegon njoftimi i komitetit Nobel, “ndihmojnë në hartimin e politikave, që shtojnë mirëqenien dhe pakësojnë  varfërinë”.

Deaton, 69 vjeç, jep mësim në Universitetin Princeton, në SHBA. Në librin e tij të fundit “The great escape”(Ikja e madhe), kritikon, ndërmjet tjerash, metodologjitë zyrtare të llogaritjes së varfërisë që, nënvizon, pengojnë për të parë se shumë grupe nuk kanë asnjë lloj përfitimi nga rritja e prodhimit të brendshëm brut të vendeve përkatëse.

Fenomeni i emigracionit: rezultat i viteve të zhvillimit të pabarabartë në botën e pasur

Ekonomisti - njofton agjencia Misna - propozon një rrugëdalje të ndryshme për këtë çështje, duke mos u bazuar mbi një vijë standarde, nën së cilën mund të flitet për varfërinë, por mbi individualizimin e grupeve të veçanta të popullsisë, që analizohen veç e veç. Duhet kujtuar edhe se i sapovlerësuari Deaton nuk merret vetëm me problematikat ngushtësisht ekonomike. Ai shprehet edhe për situatën aktuale të emigrantëve, që pëpiqen të arrijnë në Evropë. “Ajo, që po shikojmë sot – shpjegon – është rezultat i qindra viteve të zhvillimit të pabarabartë në botën e pasur, e cila e ka lënë  krejt mbrapa pjesën tjetër të saj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.